Ivanka Trump, vizitë në Tiranë pas Vlorës

Pas Vlorës, Ivanka Trump shfaqet në Tiranë

Pas qëndrimit njëditor në Vlorë, Ivanka Trump, vajza e ish-presidentit amerikan Donald Trump, është parë këtë të enjte në Tiranë, brenda një automjeti të ambasadës së SHBA në Shqipëri.

Mbrëmjen e kaluar, vajza e Donald Trump dhe kryeministri Edi Rama kanë konsumuar një kafe në zonën e Ujit të Ftohtë dhe më pas kanë darkuar në një restorant në Orikum. Të pranishëm kanë qenë edhe 60 arkitektë, të cilët kanë vijuar diskutimet deri në orën 23:00 të mbrëmjes.

Scroll to Top