Izraeli bombardoi komandën e Hezbollahut në Bejrut

VIDEO/ Izraeli hakmerret, bombardoi qendrën e komandës së Hezbollahut në Bejrut: Nuk tolerojmë asnjë sulm në territorin tonë!

Ushtria izraelite kreu të dielën një sulm ajror ndaj një qendre komande të Hezbollahut në lagjen jugore Dahieh të Bejrutit, si përgjigje ndaj një sulmi me raketa të kryer nga grupi shiit ndaj territorit izraelit.

Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmuan operacionin përmes një deklarate të përbashkët, duke theksuar se Izraeli “nuk do të tolerojë asnjë sulm në territorin e tij”.

Sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), objekti i goditur përdorej nga Hezbollahu për planifikimin e sulmeve kundër civilëve dhe ushtarëve izraelitë të stacionuar në Libanin jugor.

Ushtria izraelite deklaroi se para bombardimit u morën masa për të minimizuar rrezikun për popullsinë civile, duke përfshirë përdorimin e municioneve precize dhe mbikëqyrjen ajrore.

Një deklaratë e kryeministrit Benjamin Netanyahu në rrjetet sociale thoshte: “Ne goditëm në Dahieh të Bejrutit objektiva terroriste të organizatës terroriste Hezbollah. Izraeli nuk do të tolerojë të shtëna drejt territorit të tij.”

Scroll to Top