Pikë kyçe për ndihmat humanitare, Netanyahu: Kalimi kufitar në Rafah do të hapet vetëm kur…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se kalimi kufitar në Rafah, i cili lidh Gazën me Egjiptin, nuk do të rihapet deri në një njoftim të mëtejshëm.
Në një deklaratë të shpërndarë nga Zyra e Kryeministrit të Izraelit, thuhet se çdo vendim për rihapjen e pikës kufitare do të vlerësohet në varësi të rolit të Hamasit në kthimin e pengjeve dhe zbatimin e kuadrit të dakordësuar mes palëve.
“Hapja e Rafah do të varet nga mënyra se si Hamasi luan rolin e tij në kthimin e pengjeve dhe respektimin e marrëveshjes,” thuhet në njoftim.