Ushtria izraelite: Nëse Mojtaba Khamenei është gjallë, do ta gjejmë dhe do ta neutralizojmë
Ushtria izraelite ka deklaruar se do të vazhdojë të shënjestrojë cilindo person që “përbën kërcënim për shtetin e Izraelit”, duke përfshirë edhe Udhëheqësin e ri Suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei.
Një zëdhënëse ushtarake, Effie Defrin, ka deklaruar: “Mund të themi një gjë: ne do të vazhdojmë të ndjekim këdo që përbën kërcënim për shtetin e Izraelit dhe kushdo që ngre dorë kundër tij nuk do t’i shpëtojë vëmendjes sonë. Ne do ta ndjekim, do ta gjejmë dhe do ta neutralizojmë.”
Defrin shtoi gjithashtu se Izraeli do të vijojë të shënjestrojë anëtarët e forcës paramilitare Basij të Iranit.
