Ministri izraelit i Mbrojtjes paralajmëron: Do të shkatërrojmë infrastrukturën libaneze që përdor Hezbollah
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Katz, ka paralajmëruar se Izraeli nuk do të heqë dorë nga sulmet. Sipas tij, Izraeli do të shkatërrojë infrastrukturën kombëtare libaneze që përdoret nga Hezbollah.
Këto deklarata vijnë pas një sulmi të ushtrisë izraelite mëngjesin e sotëm në Litani, ku ura e goditur, sipas argumenteve izraelite, përdorej nga Hezbollah për të transportuar zyrtarë nga veriu në jug të Libanit.
“Ky është vetëm fillimi dhe qeveria libaneze dhe shteti libanez do të paguajnë përmes shkatërrimit të infrastrukturës kombëtare të Libanit të përdorur nga terroristët e Hezbollahut,” tha Katz gjatë një takimi me Shefin e Shtabit të IDF-së, Gjeneral Lt. Eyal Zamir, dhe oficerë të lartë ushtarakë.
