Izraeli ndërhyn, pengon faljen e Bajramit në Al-Aksa

Izraeli ndërhyn gjatë faljes së namazit në Xhaminë Al-Aksa

Autoritetet izraelite kanë ndërprerë faljen e namazit të Fiter Bajramit në Xhaminë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor.

Palestinezët i bënë thirrje të premten besimtarëve të mblidhen pranë Qytetit të Vjetër për të kryer lutjet sa më afër Al-Aksas, duke shënuar kështu fundin e muajit të agjërimit mysliman të Ramazanit.

Megjithatë, policia izraelite ka përdorur shkopinj gome, granata zanore dhe gaz lotsjellës kundër palestinezëve që luteshin jashtë mureve të Qytetit të Vjetër. Ky veprim erdhi në shenjë proteste kundër kufizimeve të vendosura në Al-Aksa gjatë muajit të Ramazanit.

Scroll to Top