Izraeli përjashton Spanjën nga mbikëqyrja e armëpushimit në Gaza

Netanjahu përjashton Spanjën nga Bordi Mbikëqyrës i Armëpushimit në Gaza

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka përjashtuar Spanjën nga bordi ndërkombëtar i mbikëqyrjes së armëpushimit në Rripin e Gazës, duke deklaruar se Spanja është kthyer në një vend armiqësor ndaj Izraelit.

Në një veprim diplomatik të pazakontë, Izraeli ka përjashtuar përfaqësuesit e Spanjës nga organi mbikëqyrës i armëpushimit në Gaza, i njohur si Qendra për Koordinim Civilo-Ushtarak.

Vendimin e njoftoi vetë kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetin X. Ai akuzoi Spanjën për hipokrizi dhe armiqësi ndaj Izraelit.

“Spanja ka shpifur ndaj heronjve tanë, ushtarëve të ushtrisë më morale në botë. Prandaj, kam urdhëruar sot largimin e tyre nga qendra koordinuese, pasi Madridi ka zgjedhur vazhdimisht të rreshtohet kundër Izraelit,” theksoi Netanjahu.

Scroll to Top