Izraeli sulmon Gazën, rrezikohet armëpushimi

Rrezikohet marrëveshja e armëpushimit: Izraeli nis një raund të ri sulmesh ndaj objektivave të Hamasit në Gaza

Ushtria izraelite njoftoi se ka nisur një valë të re sulmesh në Rafah, në Rripin jugor të Gazës. Ky veprim vjen pas bombardimeve të para në të njëjtën zonë më herët gjatë ditës. Ushtria izraelite pretendon se këto sulme janë në përgjigje të sulmeve të Hamasit, të cilat organizata palestineze i mohoi.

Në një deklaratë të ushtrisë thuhet: “Në përgjigje të shkeljes flagrante të marrëveshjes së armëpushimit më herët sot, ushtria izraelite nisi një seri sulmesh kundër objektivave terroriste të Hamasit në pjesën jugore të Rripit të Gazës”. Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit që ka qenë në fuqi që nga 10 tetori.

Sipas një gazetari të AFP-së, sulmet izraelite u drejtuan në anën lindore të Khan Yunis, në sektorin jugor të enklavës palestineze.

Ndërkohë, Uashingtoni po bën përpjekje për të parandaluar prishjen e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit për shkak të përshkallëzimit të dhunës të sotme në Gaza. Të dërguarit Steve Witkoff dhe Jared Kushner biseduan me Ministrin Izraelit të Çështjeve Strategjike Ron Dermer dhe i kërkuan Jerusalemit të “përgjigjet në mënyrë proporcionale dhe të tregojë përmbajtje” pas sulmit ndaj trupave të IDF në pjesën jugore të Gazës.

Scroll to Top