Izraeli vazhdon goditjet kundër udhëheqjes iraniane; ushtria vret një komandant të lartë të Teheranit
Ushtria izraelite njoftoi të martën se kishte goditur një komandant të lartë iranian në Teheran, ditën e katërt të konfliktit të nisur me sulme nga SHBA dhe Izraeli gjatë fundjavës.
Në një deklaratë të ushtrisë thuhej: “Pak kohë më parë, ushtria izraelite goditi një komandant të lartë të regjimit terrorist iranian në Teheran”, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Qindra zyrtarë të lartë të udhëheqjes dhe ushtrisë iraniane janë vrarë që kur SHBA dhe Izraeli filluan sulmet e përbashkëta kundër Iranit. Ndër këto viktima, sipas njoftimeve, bëhet fjalë edhe për Ajatollah Ali Khamenein, udhëheqësin suprem, i cili u konfirmua i vdekur gjatë fundjavës.
