Mër. Sht 26th, 2018

J.Lo publikon një video nga koha kur ishte në lidhje me Ben Affleck

<!– GazetaExpress E hënë, 20 Gusht 2018 23:38–>

Jennifer Lopez ka risjellë disa momente nga e kaluara përmes një videoje të publikuar në Instagram.

Më shumë se 16 vite nga lançimi i videos muzikore të këngës “Jenny From The Block”, këngëtarja e ka publikuar një pjesë të klipit në rrjetet sociale.

Ndërkaq, vëmendjen e ka tërhequr prezenca e aktorit Ben Affleck në klip, i cili asokohe ishte i dashuri i J.Lo.

Pjesa që e ka shkëputur Lopez, e shfaq aktorin hollivudian duke e ngritur lart nga uji Jenniferin.

Ndërkohë, fansat kanë komentuar videon duke u shprehur nostalgjikë për kohën kur çifti ishte bashkë.

Ndërsa në përshkrimin e saj në Instagram, Lopez ka thënë se albumi “This Is Me…Then” ka qenë albumi më personal dhe albumi i saj i preferuar deri më tani.

InfoPasqyra LajmiFundit

Kategori