Mër. Dhj 19th, 2018

Janë martuar prej muajsh por nuk jetojnë bashkë, aktorja zbulon arsyen e fortë

<!– GazetaExpress E shtune, 08 Dhjetor 2018 18:56–>

Edhe pse janë martuar prej 3 muajsh, Gwyneth Paltrow dhe Brad Falchuk nuk jetojnë bashkë.

Aktorja zbuloi lajmin për The Wall Street Journal ndërsa fliste për jetën pas martesën.

Arsyeja mendohet se janë fëmijët e tyre adoleshentë.

Gwyneth, e cila ka dy fëmijë Apple, 14 vjeç, dhe Moisiu, 12 vjeç, me Chris Martin, nuk ka lëvizur në shtëpinë e Brad për shkak të fëmijëve të tij adoleshentë.

“Po i bëjmë gjërat në mënyrën tonë. Me fëmijët adoleshentë duhet ti marrësh gjërat me qetësi,” u shpreh ajo. “Unë kurrë nuk kam qenë një njerkë më parë dhe nuk di sesi ta bëj këtë gjë.”

Brad ka dy fëmijë Brody dhe Isabella nga martesa e tij e parë me producenten Suzanne.

Çifti raportohet se e kalojnë kohën bashkë në pronat e tyre në Hamptons dhe Los Angeles, por nuk kanë një shtëpi të tyren.

LajmiFundit

Kategori