Mar. Tet 23rd, 2018

JERUZALEM – Netanyahu kërkon një armëpushim të plotë nga Hamasi në Gaza

JERUZALEM, 12 gusht /ATSH-AFP/ – Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu kërkoi sot një armëpushim të plotë nga Hamasi në Rripin e Gazës, në deklaratën e parë pas përshkallëzimit të dhunës këto ditët e fundit.

Pas një përplasjeje të rëndë që prej luftës të vitit 2014 mes Izraelit dhe Hamasit, lëvizja islamike në pushtet në Rripin e Gazës, një armëpushim i brishtë u vendos të enjten në mbrëmje, me ndërmjetësimin e Egjiptit dhe OKB-së, sipas një burimi të afërt me negociatat.

Asnjë konfirmim zyrtar nuk është marrë nga Izraeli apo Hamasi, por situata është qetësuar në enklavën palestineze dhe në periferinë izraelite.

“Ne jemi mes një fushate kundër terrorizmit në Rripin e Gazës”, deklaroi Netanyahu në hapje të Këshillit të Ministrave.

“Kërkesa jonë është e qartë, një armëpushim të plotë”, shtoi ai./
/ec/

Kategori