Hën. Nën 19th, 2018

Jo më uzurpim të hapësirave publike në plazhe

TIRANË, 10 korrik//- Zëvendëskryeministrja Senida Mesi deklaroi sot se duhet të rritet siguria në plazhet shqiptare, ndërsa vuri në dukje se duhet të vijohet bashkëpunimi mes institucioneve dhe bashkive të vendit.

Nga Shkodra, zv/kryeministrja foli për planin e masave të ndërmarra në këtë sezon turistik ndërsa tha se, “bashkitë dhe njësitë administrative kanë për detyrë të vendosin roje dhe vijëzim të plazheve”.

Sipas saj, “shteti nuk do të lejojë më uzurpimin e hapësirave publike në plazhe dhe se duhet të punojmë të gjithë së bashku me të gjithë aktorët, në mënyrë që pushuesit të gjejnë gjithçka pranë pikave turistike”.

“15 % më shumë turistë se një vit më parë. Fryma e mirë e bashkëpunimit mes institucioneve do të vijojë më tej. Duhet të punojmë së bashku me të gjithë aktorët, në mënyrë që pushuesit të gjejnë gjithçka pranë këtyre pikave turistike. Siguria në plazhe është prioriteti kryesor. Vendosja e rojeve dhe vijëzimi i plazheve është detyrë e bashkive dhe njësive administrative. Kullat e vrojtimit janë domosdoshmëri. Uzurpimi i hapësirave publike nuk do të ndodhë, do të zbatohet ligji. Shteti nuk do të lejojë uzurpimin me forcë të hapësirave publike në plazhet tona. Sa i takon menaxhimit të mbetjeve urbane ka një hap pozitiv në pikat turistike, por kërkohet angazhim për pastrimin e territorit”, përfundoi ajo.

z.tosku//m.m/

Aktualitet – Agjencia Telegrafike Shqiptare

Kategori