Portieri i Interit, Josep Martinez, i tronditur pas aksidentit tragjik
Portieri i Interit, Josep Martinez, është izoluar plotësisht pas ngjarjes së rëndë ku përplasi për vdekje një person të moshuar që lëvizte me karrocë elektrike. Ngjarja është ende nën hetim dhe, pavarësisht se mendohet se portieri mund të shpallet i pafajshëm për shkak të rrethanave, tronditja e tij ka qenë e madhe.
Mediat italiane raportojnë se Martinez ka qëndruar për disa orë në komisariatin e policisë, duke dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur gjatë paradites. Ai thuhet se ka qenë në gjendje shoku, duke dhënë me vështirësi versionin e tij të ngjarjeve, ku përfshihet edhe përpjekja për të shpëtuar viktimën, duke i bërë masazh kardiak në vendngjarje.
Martinez i janë kryer testet e detyrueshme për alkool dhe drogë, të cilat kanë rezultuar negative. Ai u la i lirë gjatë pasdites dhe, sipas raportimeve, takimi i tij i parë ka qenë me psikologun.
Klubi i Interit i ka vënë në dispozicion një psikolog, për shkak të tronditjes së fortë që ka pësuar portieri pas përplasjes me personin 81-vjeçar. Ndërkohë, klubi e ka lënë Martinez në pushim deri në një datë të pacaktuar, ndërsa vetë futbollisti është tërhequr nga të gjitha aktivitetet, duke mbyllur edhe llogaritë e tij në rrjetet sociale.
