Die. Dhj 9th, 2018

Juventus-Frozinone, dueli mes Davidit dhe Golias

TIRANE, 23 shtator.- Të dielën në mbrëmje Juventusi i Kristiano Ronaldos do të përballet me skuadrën që ka më pak shanse të fitojë titullin në kampionatin Italian dhe më shumë gjasa për ta mbyllur kampionatin në vend të fundit.

Në orën 20 e 30 Juventusi i Ronaldos do të ndeshet me Frozinonen. Ylli portugez qe ka fituar 5 topa te arte e ka luajtur në stadiumet më të rëndësishme të Europës, do të zbresë sot në stadiumin modest ‘’Benito Stripe’’.

Në Frozinone shpresojnë që kjo sfidë të përfundojë si në përballjen mes Davidit dhe Golias. Me një gjuajtje të Maiellos (sulmuesit të Frozinones) nga 30 metra dhe gjiganti Juventus, të rrëzohet.

Juventusi ka 12 pikë dhe kryeson kampionatin i vetëm, ndërkohë Frozinone është në vendin e parafundit dhe ka vetëm 1 pikë. /o.l/ /a.g/

Kategori