VIDEO/ Juventusi feston 128-vjetorin e themelimit, ikona Del Piero: Historia jonë vazhdon, emri ynë është identitet
Juventusi feston sot 128-vjetorin e themelimit të klubit. Për të shënuar këtë moment historik, në llogaritë zyrtare të klubit u publikua një videoklip i shkurtër me protagonist Alessandro Del Pieron.
“Emri ynë është identitet, do të thotë rini. Të lindur në vitin 1897, koha nuk na përcakton, ne jemi një simbol i elegancës, traditës dhe krenarisë italiane, të ngulitura në ne si një lëkurë e dytë. Ne kemi rrënjë të thella, një dëshirë për të shkuar më tej dhe për t’u përmirësuar gjithmonë, dhe jemi aty ku koha nuk ka mbërritur ende. Suksesi ynë nuk ka të bëjë vetëm me fitoret, ka të bëjë me stilin në mënyrën se si fitojmë, ka të bëjë me klasin në çdo sfidë. Historia jonë vazhdon, po shkruhet sot dhe do të shkruhet nesër. Ne jemi Juventus, që nga viti 1897 e përgjithmonë”, deklaroi ish-kapiteni dhe ikona e Juventusit.
Ndërkohë, skuadra po përgatitet për ndeshjen që do të luhet sonte, ku Locatelli dhe shokët e tij të ekipit do të përballen me Cremonesen në orën 20:45. Kjo ndeshje shënon debutimin e Luciano Spallettit si trajner i Juventusit.
PANORAMASPORT.AL
