Kabineti i Ri Qeveritar: Këtu janë Ministrat e rinj

FOTO/ Kryeministria publikon fotot e ministrave të rinj së bashku me Kryeministrin Rama

A jeni në dijeni kush është Ermal Nufi? Nga vjen Enea Karakaçi? Apo çfarë ka bërë në jetë Adea Pirdeni? Me shumë gjasa, këto emra mund t’ju tingëllojnë të njohur nga kronikat e lajmeve, por për publikun e gjerë ata nuk thonë asgjë.

Në fakt, këta persona janë pjesë e kabinetit të ri qeveritar të drejtuar nga Edi Rama, i cili u emërua rreth një javë më parë. Disa prej tyre janë aty për shkak të rrethanave, të tjerë për shkak të bindjes verbale ndaj drejtuesve të tyre, ndërsa disa të tjerë as vetë nuk e dinë arsyen e pranisë së tyre.

Edi Rama ka qenë gjithmonë i qartë se kur emëron ministra, nuk pranon refuzime nga vartësit e tij. Megjithatë, kjo mënyrë pune ka sjellë si problem anonimitetin, pasi shumica e ministrave nuk vijnë nga bota e politikës dhe as nuk janë shquar për ndonjë ekspertizë të veçantë profesionale.

Kështu, qeveria detyrohet të shpërndajë fotot e kabinetit të saj qeveritar, në mënyrë që qytetarët të mund të lidhin fytyrat me emrat. Megjithatë, ekziston gjithmonë rreziku që ky përpjekje të shkojë dëm. Sapo publiku t’i ketë njohur, Rama mund t’i ndryshojë sërish me emra të rinj, duke bërë që procesi i njohjes të nisë nga e para.

Deri atëherë, mund t’i shihni ministrat e rinj në fotot më poshtë:

Scroll to Top