Kadastra e Vlorës “shkrihet”: Dosjet zhvendosen në Tiranë
Nga data 1 shkurt, Vlora nuk do të ketë më një strukturë kadastrale të veçantë. Është miratuar sot vendimi për zhvendosjen e Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës drejt Tiranës.
Ky vendim, me datë 23 janar 2026, është firmosur nga drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, dhe hyn në fuqi duke filluar nga data 1 shkurti.
