Kamber Sulçaj para Gjykatës për vrasjen e biznesmenit italian

Kamber Sulçaj, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Tepelenë më 27 shtator, është paraqitur sot para Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër.

Mbërritja e tij në gjykatë u shoqërua me masa të rrepta sigurie, me prezencën e 22 efektivëve policorë. 48-vjeçari, i shpallur në kërkim, ishte vetëdorëzuar pranë Prokurorisë dy ditë më parë. Ende nuk është e qartë nëse ai ka pranuar autorësinë e krimit.

Gjatë deklarimit në Prokurori, Sulçaj u shpreh: “Quhem Kamber Sulçaj, rezultoj i kërkuar nga shteti”.

Kamber Sulçaj ka dorëzuar gjithashtu edhe armën me të cilën dyshohet se ka kryer vrasjen, si dhe lejen përkatëse që dispononte.

Scroll to Top