Kanabis në Shkodër: Hetim për 5 Kryetarë Fshatrash

Policia e Shtetit ka zhvilluar një aksion kundër kultivimit të lëndëve narkotike në qarkun e Shkodrës.

Gjatë operacionit u zbuluan 4002 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis dhe 510 gramë të kësaj lënde në formë boçe.

Lënda narkotike u gjet në territorin e njësive administrative Pult, Ana e Malit, Shosh dhe Shalë.

Në kuadër të hetimeve, janë proceduar penalisht pesë kryetarë fshatrash për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike.

Leave a Comment

Scroll to Top