Mër. Dhj 19th, 2018

KANADA – SHBA-ja akuzon zyrtaren e “Huawei” për shkelje të sanksioneve mbi Iranin

MONTREAL, 7 dhjetor . – Zyrtarët amerikanë kërkojnë ekstradimin e një prej drejtueseve të “Huawei”, Meng Wanzhou për veprën penale të mashtrim në lidhje me akuzat se kjo kompani ka shkelur sanksionet e SHBA-së mbi Iranin, deklaroi sot avokati që prfaqëson shtetin e Kanadasë në një konferencë për shtyp në Vankuver.

Meng, që është zëvendëspresidente e bordit të “Huawei” dhe vajza e themeluesit, Ren Zhengfei, u arrestua në Vankuver më 1 dhjetor dhe pritet të ekstradohet në SHBA.

Të dhënat mbi akuzat ndaj Meng, që janë të bllokuar nga një ndalim i botimit, iu dorëzuan sot në mëngjes gjykatës supreme të Kolumbias Britanike në Vankuver. /G.S/

Kategori