Pre. Sht 21st, 2018

Kandidati për KLP, Adriatik Cama i nënshtrohet Vetingut

TIRANË, 11 korrik /ATSH- I. Vata/ – Prokurori i Tiranës Adriatik Cama ka dalë sot para Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit për t’u njohur me gjetjet që kanë kryer anëtarët e këtij komisioni, gjatë hetimit të tyre për veprimtarinë profesionale, morale dhe pasurinë e tij.

Adriatik Cama është kandidat për Kolegjin e Lartë të Prokurorisë, i  cili ishte subjekti i Vetingut sot para tupës gjykuesë të përbërë nga  Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu, Pamela Qirko.

Seanca dëgjimore në KPK për prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës nisi paraditen e së mërkurës.

Sipas ILDKPI prokurori nuk ka fshehje pasurie apo mosjustifikim pasurish, por sipas KPK, prokurori ka kryer deklarim të pasaktë të pasurisë.

Pas hetimit, verifikimit të provave dhe dëgjesës në seancën e sotme, KPK do të vendosë për prokurorin Cama./m.m/

Kryesore – Agjencia Telegrafike Shqiptare

Kategori