Mër. Dhj 19th, 2018

Kanosën një 57-vjeçar, një i arrestuar. Procedohet i lirë i vëllai

Një konflikt për motive të dobëta, që ka çuar në kanosjen me armë gjahu ndaj një shtetasi 57-vjeçar në Krujë, ka sjellë arrestimin e një 34-vjeçari nga Tirana dhe procedimin në gjendje të lirë të vëllait të tij 31-vjeçar.

Ngjarja për të cilën akuzohet Bujar Qerrushi ka ndodhur në fshatin Larushk të Krujës, teksa në bashkëpunim me vëllain e tij ka kanosur shtetasin A.Xh.. Por, përveç kanosjes në bashkëpunim, ndaj tij do të rëndojë edhe vepra penale e “prodhimit, mbajtjes, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Kjo, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve të proceduar penalisht janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë gjahu tip shotgun, 20 fishekë çifteje, një thikë, një dorezë përforcuese grushti.

Materialet hetimore ndaj të sipërpërmendurve i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Krujës.

InfoPasqyra/tch

Kategori