Enj. Nën 22nd, 2018

Kanye befason Kimin, ia mbush dhomën me lule

<!– GazetaExpress E hënë, 08 Tetor 2018 17:53–>

Kanye West ka dëshmuar edhe një herë se sa shumë e do bashkëshorten e tij.

Reperi i njohur në fundjavë ka vendosur që të largojë të gjitha profilet e tij nga rrjetet sociale.

Por, ky duket se ka qenë një vendim më strategjik dhe nuk do të thotë se po ndodh ndonjë problem me jetën e tij private, shkruan Gazeta Express.

Kjo pasi bashkëshortja e tij, Kim Kardashian ka treguar se gjërat mes tyre janë gjithnjë e më mirë.

Kanye këtë herë e ka befasuar Kimin, duke i blerë shumë lule të bardha sa i ka mbushur dhomën, ndërsa Kim ka shkruar: “U zgjova në mëngjesin e së dielës në mesin e të gjitha këtyre luleve të bukura!”./Gazeta Express/ 

 

LajmiFundit

Kategori