Kapshticë: Situata drejt normalizimit, palët punojnë me kapacitet të plotë
Situata po i drejtohet normalizimit në pikën kufitare të Kapshticës. Megjithëse fluksi i mjeteve vazhdon, situata duket më e qetë.
Sipas informacioneve, pala shqiptare po punon me 5 sportele në dalje, ndërsa pala greke po punon me të njëjtin numër sportelesh në hyrje.
Pas bisedimeve mes dy doganave, po punohet me kapacitet të plotë për të shmangur pritjet disa minutëshe në të dyja pikat kufitare.
Kulmi i fluksit ka qenë disa orë më parë, ndërsa aktualisht ka ende fluks, por në një nivel më të normalizuar.
