VIDEO/ Kartoni i kuq në Inter-Juventus ndez rrjetin, ish-gjyqtari italian: Gabim shumë i rëndë, VAR-i nuk ndërhyn dot
Ndeshja mes Interit dhe Juventusit ka sjellë një episod në pjesën e parë që padyshim do të nxisë polemika të mëdha. Gjyqtari Federico La Penna bëri një gabim të rëndë duke ndëshkuar me karton të kuq Pier Kalulu, duke lënë Juventusin me 10 lojtarë.
Bastoni u nis në kundërsulm dhe u rrëzua në tokë pas një kontakti të pretenduar me mbrojtësin bardhezi, duke simuluar dukshëm. Megjithatë, gjyqtari i nxori Kalulu kartonin e dytë të verdhë, duke e nxjerrë me të kuq, pavarësisht protestave të Juventusit.
Pas këtij rasti, komentet në rrjetet sociale mes tifozëve kanë shpërthyer. Ish-gjyqtari italian Luka Marelli, i cili jep komente për “DAZN”, mbështet palën bardhezi.
“Gabim shumë i rëndë i La Penës, për të cilin nuk ka më çfarë të bëhet, pasi VAR-i nuk mund të ndërhyjë te kartonët e dytë të verdhë. Nuk kishte asnjë kontakt mes Kalulu dhe Bastonit”, deklaroi ish-gjyqtari italian.
