Kasano kritikon trajnerët italianë për lojë të vjetëruar

Kasano kritikon trajnerët italianë: “Lojë e vjetëruar, vetëm ne vazhdojmë ta ndjekim”

“Derbi ishte i tmerrshëm. Po e marrim ngadalë, na mungon ritmi dhe cilësia.” Këto janë fjalët e Antonio Kasanos, i cili foli për Corriere della Sera për të analizuar futbollin aktual dhe Serie A, duke u fokusuar veçanërisht te ndeshja mes Milanit dhe Interit, ku skuadra kuqezi triumfoi 1-0.

Ish-sulmuesi shprehu zhgënjim për filozofinë e trajnerëve italianë, duke përmendur si shembull Massimiliano Allegri-n. “Ne në Itali vazhdojmë të ndjekim Alegrin, i cili megjithatë e meritonte të fitonte derbin. Filozofia jonë është të mbrohemi mirë dhe të shpresojmë që diçka të ndodhë në sulm, por kjo ka qenë e vjetëruar prej vitesh tani,” theksoi Kasano.

Kasano komentoi edhe punën e Simone Inzagit te Interi. “Katër vitet e Simone Inzagit në Inter ishin një dështim. Ata ishin skuadra më e fortë dhe fituan vetëm një titull,” tha ai.

Lidhur me trajnerët më të mirë, Kasano përmendi Pep Guardiola-n, Marcelo Bielsa-n dhe Roberto De Zerbi-n, duke vënë në dukje se ata, edhe nëse nuk fitojnë, luajnë futboll të bukur. Ai vlerësoi punën e Luciano Spalletti-t në Itali dhe shprehu admirim për Antonio Conte-n dhe Roberto Mancini-n për suksesin e tyre në Kampionatin Evropian.

“Kombëtarja më e mirë ishte nën drejtimin e Cesare Prandelli-t në vitin 2012, por në finale, Spanja më e fortë në histori u përball me ta,” përfundoi Kasano.

Scroll to Top