Ambasada e SHBA: Kastrati dhe kompanitë amerikane kanë rritur sigurinë në Rinas
Ambasada e Shteteve të Bashkuara njoftoi se e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, zhvilloi një vizitë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Gjatë vizitës u konstatua se Grupi Kastrati po instalon pajisje kontrolli të prodhuara në SHBA.
Sipas ambasadës, bashkëpunimi me kompani amerikane të teknologjisë kontribuon në rritjen e sigurisë në aeroport dhe në forcimin e kontrollit kufitar. Kjo përmirëson standardet e mbrojtjes dhe monitorimit në një nga pikat më të rëndësishme hyrëse të vendit.
