Katari Ri-hap Lundrimin Detar në Gjirin Persik

Konflikti në Lindjen e Mesme: Katari heq të gjitha kufizimet e transportit detar

Ministria e Transportit e Katarit ka njoftuar se lundrimi detar në Gjirin Persik do të rifillojë plotësisht për të gjitha llojet e anijeve dhe mjeteve lundruese, duke filluar nga e diela.

Në një deklaratë, ministria sqaroi se:

  • Lundrimi do të lejohet nga ora 6:00 e mëngjesit deri në orën 18:00 të pasdites për të gjitha llojet e mjeteve lundruese.
  • Anijet me leje peshkimi do të kenë leje të lundrojnë gjatë gjithë ditës.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve të zbatojnë rregullat dhe të sigurohen që të gjitha pajisjet e kërkuara të sigurisë të jenë të disponueshme dhe funksionale para dhe gjatë udhëtimeve, për të ruajtur nivelet më të larta të sigurisë.

Derë tani nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare nga Irani, i cili kontrollon Ngushticën e Hormuzit. Ky njoftim vjen ndërkohë që Shtetet e Bashkuara dhe Irani zhvillojnë bisedime në Pakistan me qëllim dhënien fund të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Scroll to Top