Enj. Nën 22nd, 2018

Katy Perry përfundimisht e fal kolegen e saj Taylor Swift, e dëshmon me këtë veprim

<!– GazetaExpress E hënë, 08 Tetor 2018 18:23–>

Taylor Swift ka befasuar të gjithë kur për herë të parë ka vendosur të flasë për përkrahjen e saj për partitë politike.

Artistja ka bërë një postim për 112 milionë ndjekësit e saj në Instagram, duke u deklaruar hapur se përkrahë Demokratët.

E kjo gjë i ka rënë në sy edhe këngëtares Katy Perry, me të cilën Swift ka një kohë që nuk i ka punët mirë tash e sa vite, shkruan Gazeta Express.

Por, siç duket shumë gjëra po ndryshojnë në jetën e Swift kohët e fundit dhe ato kanë vendosur të falin njëra tjetrën e ta harrojnë të shkuarën.

Katy është ajo e cila e para i ka dërguar në degë ulliri, si shenjë paqeje e tani ajo gjithashtu e ka përkrahur vendimin e Swift, duke e pëlqyer postimin e saj të sotëm./Gazeta Express/ 

LajmiFundit

Kategori