Të gjithë me vëmendje te Kejn për Real Madrid, Kimish: Do të luajë edhe nëse është me karrige me rrota
Ndeshja e kthimit mes Real Madrid dhe Bajern Mynih në Ligën e Kampioneve kishte si protagonist kryesor Herri Kejn. Sulmuesi anglez ka qenë i dëmtuar dhe pyetja që shqetësonte të gjithë ishte nëse ai do të ishte i pranishëm në “Bernabeu” për sfidën delikate të çerekfinales.
“Kam ndjesinë që do të ja dalë”, tha Vinsent Kompani në konferencën e fundit për mediat, duke konfirmuar kështu zërat që kishin qarkulluar gjatë ditës, se sulmuesi ishte rikuperuar plotësisht.
Edhe kapiteni Kimish nuk kishte dyshime. Para gazetarëve, ai u shpreh: “Ai do të luajë edhe nëse është në karrige me rrota. Pres që të jetë në formë dhe i gatshëm të zbresë në fushë të martën”.
Këtyre komenteve iu bashkua edhe drejtori sportiv Maks Eberl, i cili foli para nisjes së ekipit drejt Madridit: “Ai ka bërë çmos, është me ne dhe ka zhvilluar stërviten e fundit. Nëse do të luajë apo jo, kjo i takon trajnerit. Por të paktën është këtu dhe kemi ndjesi të mira”.
/Panorama Sport/
