VIDEO/ Surpriza e vërtetë e këtij Botërori! Pas Spanjës, Kepi i Gjelbër shtang edhe Uruguain
Kepi i Gjelbër ka mposhtur Uruguain, duke konfirmuar se është një surprizë e vërtetë e këtij Botërori. Ishullorët gjetën golin e parë në minutën e 21’ me anë të Leninit, ndërsa për Uruguain golin e barazimit e shënoi Arauho.
Gjithçka u përmbys në kohën shtesë të pjesës së parë me anë të Kanobios. Në pjesën e dytë, Kepi i Gjelbër barazoi rezultatin me Varelën. Pavarësisht përpjekjeve të Uruguait për të fituar sfidën, portieri Vozinja arriti të bënte disa pritje të mira për t’i ndalur.
Pas kësaj sfide, Uruguai pozicionohet në vendin e dytë me 2 pikë dhe Kepi i Gjelbër në vendin e tretë me 2 pikë në grupin H.
SHIKO PËRMBLEDHJEN DHE STATISTIKAT SIPAS PANORAMASPORT.AL
