Kërcënime me bombë dhe email mashtrues në zgjedhjet në New Jersey

Zgjedhje nën kërcënim për shkak të email-ve të rreme, autoritetet në New Jersey në alarm për bomba në qendrat e votimit

Autoritetet në New Jersey, SHBA, u vunë në alarm pas marrjes së kërcënimeve për bomba në disa qendra votimi në të gjithë shtetin, gjatë procesit të votimit.

Sipas policisë, kërcënimet e raportuara për bomba në qendrat e votimit në rrugën Gothard rezultuan të pabaza dhe ishin rezultat i një emaili mashtrues.

Autoritetet ligjzbatuese po hetojnë gjithashtu kërcënime të ngjashme ndaj qendrave të votimit në Bergen, Essex, Mercer, Middlesex, Monmouth, Ocean dhe Passaic, sipas Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit, Matthew J. Platkin.

Disa nga qendrat e prekura janë rihapur, ndërsa votuesit në qendra të tjera janë udhëzuar të drejtohen në vende alternative për të votuar.

Scroll to Top