Kërkesë për komision hetimor për fondet IPARD

Kreu i grupit demokrat, Gazment Bardhi, ka deklaruar se brenda javës do të kërkohet ngritja e një komisioni hetimor për fondet IPARD.

Gjatë një deklarate në Kuvend, Bardhi theksoi se ky komision do të sqarojë mënyrën se si fondet që i takonin fermerëve të Elbasanit përfunduan te babai i Suel Çelës.

Ai shprehu shqetësimin për bllokimin e fondeve të BE-së, duke e cilësuar Shqipërinë si të vetmin vend ku ka ndodhur një gjë e tillë, për shkak të qeverisjes aktuale.

Bardhi akuzoi qeverinë se po vjedh jo vetëm taksapaguesit shqiptarë, por edhe ata europianë, dhe ngriti dyshim se fondet e BE-së mund të kenë financuar krimin e organizuar, duke iu referuar një deklarate të Komisionit Europian.

Scroll to Top