Kërkim për azilkërkues etiopian liruar gabimisht nga burgu

Autoritetet britanike janë në kërkim të një azilkërkuesi etiopian i cili u lirua aksidentalisht nga burgu.

Policia britanike ka nisur një operacion të gjerë kërkimi për një azilkërkues etiopian, i cili u lirua gabimisht nga burgu pavarësisht se ishte dënuar për sulm seksual ndaj një vajze dhe një gruaje në qytetin Epping, në qarkun Essex.

I dyshuari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye ligjore, ishte dënuar më herët gjatë këtij viti me 12 muaj burg, pasi u shpall fajtor për dy akuza për sulm seksual, tentativë për sulm seksual dhe vepra të tjera. Gjatë seancës së dënimit, gjykatësi theksoi se i pandehuri “përbën një rrezik të konsiderueshëm për të përsëritur veprën”.

Lirimi “aksidental” që tronditi autoritetet

Sipas raportimeve, i pandehuri ishte liruar nga burgu për t’u transferuar menjëherë tek autoritetet e emigracionit për deportim. Megjithatë, për arsye ende të paqarta, transferimi nuk u realizua dhe i dënuari u lejua të dilte i lirë.

Gabimi u zbulua të premten pasdite. Hetimet fillestare zbuluan se i liruar me gabim kishte hipur në një tren me destinacion Londrën, duke u nisur nga stacioni i afërt me burgun.

Scroll to Top