Këshilli i Mandateve shtyn vendimin për Belinda Ballukun

Socialistët i japin kohë Belinda Ballukut, Këshilli i Mandateve nuk merr vendim

Mbledhja e Këshillit të Mandateve, e cila shqyrtoi kërkesën e SPAK për autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut, është mbyllur pa marrë një vendim përfundimtar. Pas një pushimi prej 20 minutash, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, është kthyer në mbledhje dhe e ka mbyllur atë pa caktuar datën e radhës për një takim të ri.

Më herët ishte vendosur që një USB me 10 mijë faqe provash kundër Ballukut t’u shpërndahej deputetëve. Sipas deputetit të PD, Gazment Bardhi, ky ishte një skenar i parapërgatitur nga Partia Socialiste, me qëllim që t’i jepte kohë Belinda Ballukut të trembë dhe kërcënojë dëshmitarët.

Prokurorët e SPAK, të pranishëm në mbledhje, kërkuan që vendimi të merret sa më shpejt, duke theksuar se 3 ditë kohë ishin të mjaftueshme për të shqyrtuar provat dhe për të nxjerrë një vendim. Megjithatë, socialistët duket se kërkojnë shtyrjen e çështjes.

Fillimisht, Peleshi deklaroi se mbledhja e radhës do të ishte më 20 janar, por më pas ai e mbylli mbledhjen pa një vendim përfundimtar.

Scroll to Top