Fidan: Këshilli do të kontribuojë fuqishëm në forcimin e paqes në Gaza
Këshilli i Paqes paraqet një mundësi historike për të lehtësuar vuajtjet e popullit të Gazës, për të adresuar nevojat e tyre humanitare dhe për të vendosur një paqe të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në rajon. Këtë e deklaroi Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, i cili përfaqësoi Presidentin e Turqisë në ceremoninë e nënshkrimit të dokumentit “Kartës së Këshillit të Paqes” në Davos, përmes një postimi në rrjetin social “X”.
“Ne besojmë se Këshilli i Paqes, duke punuar krah për krah me popullin e Gazës, do të formësojë të ardhmen e Gazës, do të japë një kontribut të fortë në ringjalljen e rajonit dhe konsolidimin e paqes”, tha Ministri i Jashtëm turk.
