Hën. Tet 22nd, 2018

Këtë vit, 48% më shumë turistë kinezë se në 2017

TIRANË, 8 gusht/ATSH/ Deri në fillim të korrikut, mbi 8600 turistë kinezë kanë vizituar Shqipërinë, ose 48 % më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kjo u konfirmua nga Ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu, gjatë një takimi me këshilltarin për marrëdhënie ndërkombëtare të presidentit të Shqipërisë Genc Muçaj.

Sipas saj, bashkëpunimi kino-shqiptar në fushën e turizmit ka hyrë në një fazë të re.

Ambasadorja Jiang vuri në dukje se Shqipëria, si vend kandidat për në BE, po shton përpjekjet për përshpejtimin e procesit të integrimit. Pala kineze sheh me kënaqësi përparimet që ka bërë Shqipëria në rrugën për anëtarësimin në BE. Kina e mbështet fort procesin e integrimit europian dhe dëshiron të shohë një Bashkim Europian më të bashkuar, më të qëndrueshëm dhe më të përparuar.

Lidhur me marrëdhëniet kino-shqiptare, ambasadorja Jiang tha se, që nga fillimi i këtij viti, marrëdhëniet kino-shqiptare janë zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme. Një delegacion me deputetë nga disa parti të Parlamentit shqiptar ka vizituar me sukses Kinën dhe është mbajtur me sukses mbledhja e Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar të Bashkëpunimit Ekonomiko-Tregtar Kinë-Shqipëri në nivel ministrash.

Të dyja palët kanë ruajtur shkëmbimet në fushat e kulturës, arsimit, shëndetësisë, shkëmbimeve rinore, instituteve të studimit të politikave, pushtetit vendor, medieve etj., dhe bashkëpunimi e shkëmbimet janë rritut vazhdimisht. Në fazën e re, Pekini dhe Tirana do të organizojnë veprimtari për të festuar 10-vjetorin e binjakëzimit mes tyre, kurse qeveria shqiptare dhe shumë kompani shqiptare do të marrin pjesë në edicionin e parë të Ekspozitës së Importit të Kinës në Shangai.

Genc Muçaj, këshilltari për marrëdhënie ndërkombëtare i presidentit të Shqipërisë u shpreh se miqësia mes popullit kinez dhe popullit shqiptar është e gjatë. Pala shqiptare e vlerëson lart zhvillimin e marrëdhënieve me Kinën dhe është e gatshme që, së bashku me palën kineze, të trashëgojë dhe të çojë përpara miqësinë tradicionale dhe të thellojë e zgjerojë shkëmbimet dhe bashkëpunim konkret, për të sjellë më shumë përfitime për popujt e të dy vendeve, tha këshilltari Muçaj.  /CRI//m.m/

Kategori