Kina i bën thirrje SHBA-së dhe Izrealit për armëpushim me Iranin, Xi Jinping kërkon lirimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka kërkuar ruajtjen e kalimit të lirë dhe normal të anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Gjatë një bisede telefonike me princin e kurorës së Arabisë Saudite, të zhvilluar sot, Xi Jinping theksoi gjithashtu mbështetjen e Kinës për një armëpushim gjithëpërfshirës mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Iranit dhe Izraelit, sipas raportimeve të agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua.
Kina është konsumatori kryesor i naftës që transportohet përmes Ngushticës së Hormuzit. Rreth 50% të importeve të saj të naftës bruto kalojnë nëpërmjet këtij kanali strategjik, sipas të dhënave të Qendrës së Universitetit të Kolumbias për Politikat Globale të Energjisë.
