Kina paralajmëron Japoninë për Tajvanin: Rrezik konflikti

Kina paralajmëron Japoninë për Tajvanin: “Nuk heqim dorë nga forca nëse është e nevojshme”

Kina ka deklaruar se është e gatshme të bëjë çdo përpjekje për të arritur ribashkimin paqësor me Tajvanin, por njëkohësisht ka theksuar se nuk do të heqë dorë nga mundësia e përdorimit të forcës.

Këto komente vijnë pas reagimit të Ambasadës Kineze në Japoni, e cila nëpërmjet një postimi në platformën X, iu kundërpërgjigj komenteve të kryeministres japoneze Sanae Takaichi rreth mundësisë së ndërhyrjes në rast agresioni kinez ndaj Tajvanit.

Në deklaratën e saj, Ambasada Kineze paralajmëron Tokion se çdo përfshirje e Japonisë në mbrojtje të Tajvanit do të konsiderohet si një akt agresioni. “Nëse Japonia guxon të ndërhyjë… do të përballet me një përgjigje të fortë nga Kina,” thuhet në postim.

Pekini thekson se çështja e Tajvanit është “punë e brendshme kineze” dhe se ribashkimi kombëtar është një vendim që i takon vetëm popullit kinez. Kina rezervon të drejtën të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial.

Scroll to Top