Hën. Dhj 17th, 2018

KINË – Pekini kërkon sqarime pas arrestimit të kryefinanciares së ”Huawei”-t

PEKIN, 6 dhjetor . – Kina kërkoi sot sqarime nga ana e Uashingtonit dhe Otavës pas arrestimit në Kanada me kërkesë të SHBA-së, të një shtetase kineze, kryefinancierja e gjigantit të telekomunikacionit ”Huawei’’.

‘’I kërkojmë të dyja palëve të na japin sqarime sa më shpejt të jetë e mundur për arsyen e ndalimit të shtetases kineze’’, deklaroi sot Geng Shuang, zëdhënës i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, duke kërkuar sërish lirimin e menjëhershëm të Meng Wanzhou, gjatë një konference shtypi.

Kryefinancierja e gjigantit kinez në fushën e telekomunikacioneve ”Huawei”, Meng Wanzhou, u arrestua në Kanada dhe tashmë po përballet me një kërkesë ekstradimi nga SHBA-ja, njoftoi sot Ministria kanadeze e Drejtësisë.

”Meng Wanzhou u arrestua më 1 dhjetor në Vankuver. SHBA-ja kërkon ekstradimin dhe një seancë dëgjimore për lirimin me kusht që pritet të jepet të premten”, njoftoi një zëdhënës i Ministrisë kanadeze të Drejtësisë për median, ndërsa qarkullojnë informacione në media sipas së cilave Uashingtoni ka dyshime se Meng Wanzhou nuk ka respektuar sanksionet amerikane ndaj Iranit.

”Për sa kohë është në fuqi ndalimi i publikimit, ne nuk do të japim për momentin më shumë detaje’’, sqaroi zëdhënësi Ian McLeod./ /v.b/ a.jor.

Kategori