Mar. Tet 16th, 2018

KINË – Pekini kërkon të përmirësojë marrëdhëniet me Vatikanin

PEKIN, 22 shtator . – Kina dhe Vatikani do të vazhdojnë përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, pas nënshkrimit të një marrëveshje paraprake historike mbi emërimin e peshkopëve, një çështje debati prej dekadash mes Pekinit dhe Selisë së Shenjtë, njoftoi sot ministri kinez i Punëve të Jashtme.

“Dy palët do të vazhdojnë të mbajnë komunikimin dhe të vazhdojnë përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe”, njoftoi ministri në një komunikatë.

Nga ana tjetër papa Françesku njohu sot shtatë peshkopë kinezë që ishin emëruar nga regjimi komunist pa miratimin e tij, në kuadër të kësaj marrëveshje historike. /G.S/

Kategori