Mër. Dhj 19th, 2018

Kjo është konkurrentja më e fortë në muzikë për Juljana Pashën

Si çdo të shtunë, edhe në këtë puntatë “Shiko kush luan” nga Luana Vjollca në InfoPasqyra/tch solli mjaft surpriza dhe argëtim, kjo dhe falë të ftuarve mjaft pikantë.

Juliana Pasha ishte një nga të ftuarat e kësaj puntate e cila u përball me një pyetje shumë interesante: “Cila është konkurrentja jote jotë më e fortë në muzikë?” ishte pyetja së cilës artistja zgjodhi t’i përgjigjej me shumë dashamirësi. Juliana zgjodhi emrin e Aurela Gaçes.

Juliana dhe Aurela janë mikesha mjaft të mira dhe me këtë përgjigje padyshim që tregoi vlerësimin ndaj saj. Juli vlerëson potencialin e padiskutueshëm të Aurelës dhe mendon se ajo është “konkurrentja” e denjë duke iu afruar vokalit të saj.

Padyshim që të dyja këngëtaret janë artiste të mëdha dhe talenti i tyre tanimë është një fakt.

InfoPasqyra/tch

Kategori