Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton listën: Këta janë 42 gjyqtarët e rinj të Republikës
Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen e radhës, ku shqyrtoi caktimin e 42 gjyqtarëve të rinj në gjykatat e shkallës së parë dhe ato administrative të Republikës.
Në këtë mbledhje, Këshilli vendosi të shtyjë seancën dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, lidhur me fillimin e procedimit disiplinor ndaj një magjistrati. Seanca e re është caktuar për datën 18.11.2025, në orën 10:00.
Gjithashtu, Këshilli mori vendim për renditjen e kandidatëve në procedurën e ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për një pozicion të lirë në fushën e së drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 635, datë 31.10.2025, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Këshilli vendosi për ngritjen në detyrën e gjyqtares së Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, znj. Besjana Garxenaj.
Në mbledhjen e sotme u miratuan dy rregullore të rëndësishme:
- “Mbi kodin e etikës dhe parandalimin e konfliktit të interesit për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor”.
- “Mbi transparencën dhe përmirësimin e procesit vendimmarrës në Këshillin e Lartë Gjyqësor”.
Më poshtë është lista e gjyqtarëve të emëruar më datë 31.07.2025:
- Znj. Ilva Hamzaj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
- Znj. Enxhi Konini në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
- Z. Denis Frroku në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
- Z. Artur Prenga në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
- Znj. Dorina Dedja në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
- Z. Embro Ahmetaj në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë.
- Z. Klaudio Gica në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
- Z. Bruno Hoxha në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë.
- Z. Etien Isak në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
- Znj. Drenica Demiraj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
- Znj. Lorela Kadra në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë.
- Z. Enea Sheqi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë.
- Znj. Ilda Shebegu në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.
- Znj. Renata Kocaqi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
- Z. Artili Mandro në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë.
- Znj. Elisabeta Nezaj (Muja) në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.
- Znj. Migena Kosta në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.
- Z. Artenis Hysi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.
- Znj. Majlinda Myftaraj në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë.
- Znj. Elidjana Bregu në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
- Z. Taulant Liço në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
- Znj. Valentina Halilaj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
- Znj. Bora Shaholli në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
- Znj. Migena Kurti në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
- Znj. Kejsi Kosta në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
- Znj. Eueda Toska në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
- Z. Alfred Vokrri në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
- Znj. Elkida Olldashi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.
- Z. Emiljano Hajna në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë.
- Znj. Zamira Lila në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
- Znj. Ketjona Kaçupi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
- Z. Albert Spahiu në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.
- Znj. Ermira Shkreta në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
- Znj. Jola Sado në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
- Znj. Laida Dyrmishi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.
- Z. Ferdi Grapshi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
- Znj. Suzana Cena në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
- Znj. Elarinda Xhindi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
- Z. Gentjan Sallahu në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
- Z. Donald Kota në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.
- Z. Arnaldo Biçoku në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.
- Znj. Romena Qamo në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.
