Mar. Nën 20th, 2018

Klaudia Pepa shkëlqen në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia

<!– GazetaExpress E mërkurë, 05 Shtator 2018 13:09–>

Këtë vit mbahet edicioni i 75-të i Festivalit të Filmit në Venecia i cili do të zgjasë deri në 8 shtator.

Shumë personazhe të njohur botëror, aktor të Hollywood-it e jo vetëm kanë parakaluar në tapetin e kuq. Kujtojmë vetëm pak ditë më parë partneren e Cristiano Ronaldos e cila dukej shumë seksi. Ndërkohë që çdo ditë personazhe të rinj parakalojnë në tapetin e kuq ditën e djeshme ka qenë radha e të vetmes shqiptare të ftuar atje,  balerinës së njohur Klaudia Pepa.

Ajo në fakt ka shkëlqyer me look-une saj duke lënë të habitur edhe të pranishmit. Klaudia kishte zgjedhur një fustan të gjatë me  dy të çara anash të cilat  tregonin  këmbët e saj seksi. Fustani ishte i mbyllur në pjesën e siperme dhe në qafë kishte një fjongo,. Ajo kishte zgjedhur  një palë këpucë ngjyrë nude të cilat i shkonin shumë fustanit ./blitz.al/

LajmiFundit

Kategori