Klodian Braho Kryetar i ri i SPAK: Fokus te ligji dhe shqiptarët

Braho merr detyrën: Do punojmë në interes të shqiptarëve, ja ku do e kem fokusin

Pasi Altin Dumani i kaloi stafetën, krye i ri i SPAK, Klodian Braho, ka folur për herë të parë pas marrjes zyrtarisht të detyrës. Ai deklaroi se fokusi gjatë ushtrimit të detyrës do të jetë funksionimi i brendshëm dhe zbatimi i ligjit.

Braho theksoi: “Dua të vlerësoj paraardhësin tim, zotin Kraja, si dhe Dumanin për integritetin e tij. Në ushtrimin e detyrës, fokusi im do të mbetet funksionimi i brendshëm dhe funksionimi i ligjit. BKH dhe hetimi financiar janë shtylla të rëndësishme të SPAK. Institucioni do të vijojë të komunikojë me mediat. Misioni i SPAK shkon përtej mandateve personale, besoj se jemi një skuadër që punojmë përkrah në zbatim të Kushtetutës dhe në interes të shqiptarëve.”

Scroll to Top