Mër. Dhj 19th, 2018

Klop e rreshton titullar, Shaqiri e shpërblen me gol

TIRANË, 11 nëntor . – Trajneri i “Liverpulit” Jurgen Klop e la Xherdan Shaqirin në Angli për ndeshjen e Ligës së kampioneve me “Cervena Zvezdën në Beograd.

Por Klop në ndeshjen e rradhës në Premier Ligë e rreshtoi Shaqirin në formacionin titullar. Futbollisti me origjine kosovare, shënoi në pjesën e dytë të takimit një gol shumë të bukur.

Liverpuli fitoi me rezultatin 2-0 përballë Fulhamit.

Fillimisht ka qenë Salah ai që ka zhbllokuar sfidën në minutën e 41 të takimit. Me këtë rezultat është mbyllur dhe pjesa e parë.

Më pas Xherdan Shaqiri ka realizuar pas një pasimi të marrë nga Robertson.

Pasi e la në shtëpi në ndeshjen e Beogradit në Ligën e Kampionëve, Klop e shpërbleu me një vend në formacion shqiptarin dhe ky i fundit nuk e zhgënjeu. /o.l/. /a.g/

Kategori