Ish-deputetja Klotilda Bushka, e pandehur në dosjen “Veliaj”, kërkon gjykim të shkurtuar dhe ndarje të çështjes.
Klotilda Bushka, ish-deputete e Partisë Socialiste dhe një nga të pandehurat në dosjen “Veliaj”, ka paraqitur kërkesë për gjykim të shkurtuar.
Avokati i saj, Henrik Ligori, deklaroi se Klotilda Bushka nuk ka pranuar akuzat gjatë hetimit paraprak, duke i konsideruar ato të pabazuara në prova dhe fakte.
Avokati Ligori theksoi se gjyqtari i seancës paraprake ka vendosur dërgimin e çështjes për gjyq, ndërkohë që mbrojtja kishte kërkuar pushimin e saj në atë fazë.
Më tej, Ligori konfirmoi kërkesën për gjykim të shkurtuar dhe shtoi kërkesën për ndarje të çështjes. Ai argumentoi se Gjykata e Lartë e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) nuk ka kompetencë vendore për këtë rast dhe propozoi dërgimin e çështjes pranë një gjykate tjetër.
“Për të pandehurën Klotilda Bushka, e mbrojtura prej nesh zonja Bushka që në fazën e hetimit paraprak, nuk e ka pranuar akuzën dhe e ka cilësuar si të pambështetur në prova dhe fakte. Gjyqtari i seancës paraprake e kaloi çështjen për gjyq, ne kemi kërkuar pushimin e çështjes në atë proces. Së pari, konfirmojmë kërkesën për gjykim të shkurtuar, kërkojmë ndarjen e çështjes dhe moskompetencën lëndore të kësaj gjykate dhe dërgimin e çështjes në një tjetër gjykatë. Ne kemi sjellë një dokument që Bushka nuk është më deputete”, tha avokati Henrik Ligori.
