Këshilli i Lartë i Prokurorisë miraton kërkesën e kryeprokurorit Klodian Braho, masa të shtuara për mbrojtjen e prokurorit të posaçëm Altin Dumani
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka miratuar kërkesën e kryeprokurorit të SPAK, Klodian Braho, i cili me anë të një shkrese të klasifikuar ka kërkuar marrjen e masave shtesë për ruajtjen e prokurorit të posaçëm, Altin Dumani.
Vendimi është marrë nga një komision i posaçëm pranë KLP-së. Burime të sigurta nga Top Channel bëjnë me dije se, për mbrojtjen e ish-shefit të SPAK janë renditur të dhëna që lidhen me rrezikimin e tij, si pasojë e dosjeve që ka hetuar dhe firmosur. Këto të dhëna mbeten konfidenciale dhe nuk janë bërë publike, pavarësisht kërkesës së Top Channel për më shumë informacion pranë institucioneve përgjegjëse për ruajtjen dhe sigurinë e prokurorëve.
Aktualisht, për shkak të detyrave të tyre, janë nën mbrojtje dhe shoqërohen nga eskortë:
- Shefi i SPAK, Klodian Braho
- Shefi i Gjykatës Antikorrupsion, Erjon Bani
Gjithashtu, nën mbrojtje janë edhe gjyqtarë dhe prokurorë të posaçëm që trajtojnë çështje të ndjeshme, mes tyre:
- Gjyqtarja Irena Gjoka
- Prokurorja Doloreza Musabelliu
- Adnan Xholi
- Dritan Prenci
- Vladimir Mara
- dhe të tjerë
Për shkak të pozitës së tij, Altin Dumani ishte nën ruajtje të rreptë deri në përfundim të mandatit tre-vjeçar si kryeprokuror i posaçëm. Mbrojtja e tij vazhdon edhe pas përfundimit të kësaj detyre, duke marrë drejtimin e drejtorisë juridiksionale jashtë vendit.
Ndryshe nga gjyqtarët dhe prokurorët e posaçëm, të cilët mbrohen nga ligje të veçanta, prokurorët e rretheve më të mbrojtur është ajo e Elbasanit. Së fundmi, KLP ka miratuar mbrojtjen për prokurorin Ridvan Suka, i cili është transferuar në Tiranë, si dhe për drejtuesit e prokurorisë Kreshnik Ajazi dhe zëvendësin e tij.
