Mër. Dhj 19th, 2018

Kohë sanksionesh për Milanin. Shkelja e FFP-së kalon vetëm me gjobë

Kohë sanksionesh për Milanin, veç asaj të bilanceve për një gjysmësezoni që nuk po shkon sipas parashikimit.

Nga kjo e premte e deri në javën e ardhshme, skuadra e futbollit italian pret vendimin e qeverisë së futbollit kontinental për shkeljen e “Fair Play”-t financiar nga ana e kuqezinjve në trevjeçarin 2014-2017.

Sanksioni i proporcionuar, ashtu siç u kërkua tekstualisht nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv pas anulimit të përjashtimit nga Europa League, duhet të përfshijë një gjobë dhe jo dënime të rënda.

Ky vendim që ka lidhje me anën ekonomike mund të vijë 5 muaj pas vendimit të CAS-it për ripranimin e Milanit në Europa League. Tani, klubi kuqezi është gati të kthehet në Nion për të mësuar sanksionet e reja të UEFA-s.

Kjo do të ketë një rëndësi të madhe për Milanin, për lëvizjen në merkaton e futbollistëve në janar, por edhe atë të muajve të verës.

Në majin e vitit 2015, Interi u dënua me të njëjtën formulë. Zikaltrit morën një gjobë prej 20 milionë eurosh dhe të njëjtën linjë shpreson edhe Milani.

InfoPasqyra/tch

Kategori